Monika akuzon Borën e Donaldin se po përdorin historinë e tyre për marketing

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bora dhe Donaldi janë rikthyer në vëmendjen e publikut pas lajmeve për ribashkim.

Zërat u ndezën pasi u filmuan së bashku në Prishtinë edhe pse dyshja kanë mohuar rikthimin.

Lidhur me këtë temë ka folur edhe Monika Lubonja e ftuar në “Mirage”.

Aktorja tha se dyshja po e përdorin historinë e tyre për marketing.

“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turke me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mirë”, tha Monika.


You may also like