Monaco rigjen fitoren pas katër javësh, “manita” e Strasbourg

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Monaco fitoi 1-3 në fushën e Angers, duke rigjetur fitoren në Ligue 1 pas katër javësh. Ekipi nga Principata e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Sfida u zhbllokua nga Myron Boadu në minutën e 20-të, me sulmuesin e ri që nuk gaboi përballë portës kundërshtare. Monaco vazhdoi të sulmonte dhe në minutën e fundit të fraksionit të parë të takimit gjeti golin e dytë me anë të Sofiane Diop. Vendasit e filluan mirë pjesën e dytë dhe minutën e 55-të rihapën ndeshjen falë një autogoli të portierit të Monacos.

I pafat gjermani Nubel, të cilit iu përplas topi në shpinë përpara se të ndalej në rrjetë pas një inkursioni shumë të bukur të Azzedine Ounahi. Angers tentoi barazimin, por Axel Disasi realizoi me kokë në minutën e 73-të, duke vulosur suksesin e skuadrës së Niko Kovac.

Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja me goleadë 5-2 e Strasbourg ndaj Bordeax, Montpellier mori tri pikët pas triumfit 1-3 në Metz, teksa Brest dhe Troyes mposhtën në fushat e tyre St Etienne dhe Lorient.


Top Channel

You may also like