Momenti që s’i pëlqeu askujt Semi i jep “goditjen” përfundimtare marrëdhënies me Donaldin

by admin
Spread the love

Të gjithë ishim dëshmitarë të shoqërisë së bukur mes Semit dhe Donaldit brenda “Big Brother VIP”.

Në shtëpi, ata kaluan shumë momente të bukura së bashku, ndanë emocionet, gëzimet, trishtimet, mbështetën njëri-tjetrin në debate dhe u përlotën kur Semi u largua nga gara.

Madje, debati i parë i Donaldit me Ilirin ishte kur ai i doli në mbrojtje Semit, duke shkaktuar polemika të shumta si në shtëpi, ashtu edhe në studio e publik.

Mirëpo, shoqëria e tyre u kris më vonë, kur Donaldi pranoi pëlqimin e tij për Trixën. Ky veprim nuk i pëlqeu aspak Semit, e cila sigurisht mbajti anën e mikeshës së saj, Borës.

Gjatë rrëfimeve të saj, Semi u shpreh se e kishte përjetuar keq këtë vendim të Donaldit, madje kënga e saj e fundit i referohet historisë së dashurisë mes Borës dhe Donaldit.

Megjithëse Donaldi kishte pranuar më herët që nuk beson se shoqëria me Semin do të vazhdojë e njëjtë, kjo e fundit i dha mbrëmë “goditjen përfundimtare” marrëdhënies së tyre.

Teksa Arbana pyeti të gjithë ish-konkurrentët me radhë se kush mendonin dhe shpresonin të fitonte mes Ilirit dhe Donaldit, Semi u përgjigj me emrin e Ilirit, pavarësisht faktit që gjatë gjithë lojës së saj kishte qenë krahu i djathtë i Donaldit.

Kjo deklaratë s’u prit fort mirë nga publiku.


You may also like