Momenti më epik i Ronaldos/ Koha kur portugezi ia msheli gojën gazetarit pasi i’u kontestua rekordi i golave si mysafirë

by admin
Spread the love

Në 438 paraqitjet e tij gjatë nëntë viteve të mbushura me trofe në klubin e kryeqytetit spanjoll, ikona portugeze e gjeti rrjetën 450 herë.

Ronaldo regjistroi 311 prej tyre në La Liga, gjë që e bën atë golashënuesin e dytë më të mirë në historinë e divizionit pas Lionel Messit.

Shifrat e mësipërme janë përtej ‘skandaloze’ dhe duket e çuditshme që një pjesë e rekordit të golave ​​të 36-vjeçarit është vënë në pikëpyetje gjatë kohës së tij në Real Madrid.

Por kjo ndodhi dhe përgjigja e Ronaldos ishte epike.

Përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Romës në shkurt 2016, pesë herë ‘Topi i Artë’ u pyet nga një gazetar se pse ai nuk kishte shënuar asnjë gol si mysafir që nga nëntori i vitit të kaluar.

Një Ronaldo qartësisht i acaruar vendosi t’i kujtojë gazetarit se që kur ai u transferua në Spanjë nga Manchester United për 80 milionë funte në vitin 2009, asnjë lojtar tjetër nuk kishte shënuar më shumë gola si mysafirë se ai.

Më pas ai doli nga konferenca për shtyp, ndërsa Zinedine Zidane – i cili ishte trajner i Real Madridit në atë kohë – vetëm buzëqeshej.

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like