momenti kur shembet çatia e një palestre – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zhurma, shembja dhe paniku i beftë, triptiku që përbën enigmën e ndjenjave të terrorit teksa shembet çatia e një qendre sportive për shkak të tërmetit të fuqishëm 6.9 ballë që goditi Tajvanin.

Të tmerruar, sportistët e aty, gati fëmijë, papritmas shikojnë se si rrëzohet tavani dhe ikin me vrap teksa shembet gjithçka.

Më tej, frika për një cunami në një rreze prej 300 km nga epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.9 në Tajvanin juglindor ishte e fortë më herët.

Njëkohësisht, ankthi është i madh për tre personat e ngujuar nën një pallat, ku i katërti që ishte zhdukur, më në fund është shpëtuar.

 

Rreth 20 pasagjerë, siç u bë e ditur më herët, janë nxjerrë nga treni i dalë nga shinat, por nuk ka të lënduar.

 

Në të njëjtën kohë ka ndodhur edhe fatkeqësi në një shkollë.

 

Më herët sot, USGS njoftoi se një tërmet me magnitudë 6.6 goditi brigjet lindore të Tajvanit të shtunën mbrëma.

 

Tërmeti goditi pak pas orës 21:30 (me orën lokale) të shtunën dhe kishte qendër rreth 50 kilometra në veri të qytetit të Taitung. Thellësia e saj fokale ishte 10 kilometra.

Pas këtij tërmeti nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme. /tesheshi.com/

You may also like