Momenti kur Pm u takua mbrëmë me babin e Sarës – Shqip

by admin
Spread the love

9:30 | 18 Dhjetor 2021

Foto: Youtube

Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother ka qenë si përherë i veçantë.

Si zakonisht nuk munguan as surprizat që Vëllai i Mash iu bën banorëve për ti takuar familjarët, shkruan lajmi.net.

Kësaj here radhën e pati Sarah e cila u emocionua shumë gjatë takimit me babin e saj, i cili nuk hezitoi as ta këshillonte vajzën e tij.

Por pas takimin me Sarën, Arbana bëri pakt me babain e saj që ta kërkonin Pajtimin në takim për ta parë reagimin e tij.

Pm reagoi shumë mirë madje i dhuroi një shishë me verë.

Ndër të tjera babai i Sarës tregoi se ka respekt të veçantë për djemtë nga Kosova pasi që ka prejardhje të njëjtë si ta./Shqip/

You may also like