Momenti kur Big Mama dhe Beniada puthen në buzë nga inati kur shohin DJ Dagz duke puthur Einxhelin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP janë shpallur katër finalistes zyrtarë të këtij edicioni.

Einxhel, Beniada, Ilir dhe Donaldi janë katër të famshmit që garojnë për të marrë çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh.

Ata gjatë kësaj jave kanë pasur mundësinë që të takojnë personazhe të ndryshme dhe ish-banorë dhe të darkojnë me ta, por kjo do t’u kushtonte me zbritje parash nga çmimi i madh.

Mbrëmjen e së premtes finalistët takuan disa prej ish-banorëve të cilët janë futur në shtëpi dhe kanë darkuar së bashku.

Këngëtarja Big Mama e cila njihet për karakterin e saj karizmatik dhe humorin, e tregoi që në hyrje se kishte një mall të madh për Beniadën.

Kjo e fundit gjithashtu dukej e lumtur nën shoqërinë e Big Mamës, pasi gjatë gjithë kohës qëndroi e shoqëruar me të.

Në një moment madje dy vajzat shkëmbyen puthje në buzë, në shenjë të dashurisë dhe miqësisë që kanë me njëra-tjetrën.

Kjo puthej erdhi pasi Einxhel dhe Dagz i dhuronin puthje të vazhdueshme njëri-tjetrit, ndërkohë që Beniada i ngacmoi të mos e bënin këtë gjë pasi ka katër muaj e izoluar në shtëpi, pa shkëmbyer puthje me askënd.

 


You may also like