Momenti i zëvendësimit, të gjithë në këmbë për Armando Brojën

by admin
Spread the love

Armando Broja realizoi një gol shumë të bukur në ndeshjen Southampton-Brighton, për llogari të javës së 15-të në Premier League, që përfundoi në barazim 1-1.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, veproi bukur në zonën kundërshtare pas topit të marrë nga Redmond, dribloi me finte një mbrojtës mik, dërgoi topin në rrjetë dhe nisi festën me shokët e skuadrës.

Goli i tretë në Premier League me “Shenjtorët” për 20-vjeçarin nga Malësia e Madhe dhe i pesti sezonal me ekipin ku është huazuar nga Chelsea. Nëntë minuta nga fundit, trajneri Ralph Hasenhuttl e zëvendësoi Brojën.

Rezultati ishte 1-0 për vendasit dhe tifozët vendas i dhuruan një “standing ovation” talentit të kombëtares shqiptare. Momente emocionuese në “St. Mary’s Stadium” me tifozët e Southampton që duartrokitën gjatë Brojën, eurogoli i të cilit nuk i dhuroi fitoren ekipit të tij. /superport.al/

Zëvendësimi:

You may also like