Momenti i vështirë prej kërcënimeve dhe ofendimeve, Arteta në krah të Potter

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Graham Potter dhe Chelsea është në një moment tejet delikat me “Blutë e Londrës” teksa rezultatet mungojnë dhe kriza është ulur këmbëkryq në ambientin e klubit të Todd Boehly.

Ish-tekniku i Brighton është vendosur në një pozitë të vështirë dhe nga tifozët e Chelsea-t të cilët nuk i kanë kursyer as kërcënimet për Potter dhe familjen e tij.

Së fundmi, në krah të Potter i ka dalë edhe kolegu i tij tek Arsenal, Mikel Arteta. Trajneri i londinezëve u shpreh se vështirësitë në punë janë normale, por ato nuk duhen lejuar që të ndikojnë tek pjesa e familjes.

“Profesioni i trajnerit është shumë kërkues dhe je gjithmonë në vështirësi, madje kjo ndodh edhe kur fiton. Sigurisht, më tepër theksohet në momentet negative, por nuk duhet harruar se edhe në rast suksesi do të duhet të jesh gjithnjë gati për t’u përmirësuar.

Por, profesioni nuk duhet të ndikojë tek familja apo jeta jashtë futbollit. Familja, shokët, njerëzit e dashur nuk e meritojnë të ndikohen thjesht sepse humbe një ndeshje futbolli.

Ndaj, mendoj se balancat janë shumë të rëndësishme. E kuptoj shumë mirë presionin që ndjen Potter, por kjo industri është e mbushur me të papritura. Fakti është se topi duhet të përfundojë gjithnjë në rrjetë, por ka shumë faktorë që e ndalojnë këtë.

A më kanë kërcënuar edhe mua? Nuk dua të flas mbi këtë temë”, përfundoi Arteta.


Top Channel

You may also like