Momenti emocionues në “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea thirr në skenë vajzën e tij

by admin
Spread the love

Një moment shumë emocionues në spektaklin “Kënga Magjike” ishte performanca e Anna Gjebreas. Teksa lajmëroi emrin e të bijës për t’u ngjitur në skenë, Ardit Gjebrea tha se për të nuk është aspak e thjeshtë.

Mes emocioneve, moderatori shtoi se nuk ka qenë kurrë 100 perqind i sigurt nëse donte që fëmijët e tij të bëheshin artistë, megjithatë ai u shpreh krenar për Annën, duke thënë se ka arritur të vijë vetëm falë punës së saj.

“Nuk është e thjeshtë, e para sepse jam baba i emocionuar si çdo prind për fëmijën. E dyta, sepse nuk kam qenë asnjëherë 100% i bindur nëse do doja që fëmijët e mi të bëheshin artistë. Dhe e treta, se nuk kam dashur asnjëherë që vajza ime të ishte vajza e Ardit Gjebreas.

Por sot nuk e kam ftuar unë në festival, falë punës dhe konfirmimit nga artisti Luca Tomasini apo koreografi Fabrizio Prolli, Anna Gjebrea vjen vetë sonte në “Kënga Magjike””, u shpreh Arditi. Anna performoi këngët “Stand By You” dhe “Just Dance”.

You may also like