Momentet e tmerrit kur adoleshenti bie para trenit në lëvizje në stacion, para se të shpëtohet mrekullisht nga shokët

by admin
Spread the love

Një video tronditëse tregon momentet kur një adoleshent bie përpara trenit në ardhje teksa luante me shokët në një stacion në Rusi.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në stacionin në Moskë tregojnë të riun që luante me shokët duke treguar aftësitë e boksit ndaj miqve të tij, para se të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë poshtë platformës teksa treni elektrik afrohet në stacion.

Ai goditet nga treni dhe bie në hapësirën mes trenit dhe stacionit para se miqtë e tij ta shpëtojnë duke e ngritur lart në platformën e stacionit Kuryanovo.

18-vjeçari shpëtoi mrekullisht pas goditjes nga treni qytetas.

I riu u dërgua në spital pasi kishte plagë të shumta, thanë autoritetet duke shtuar se hetimet vijojnë për incidentin e ndodhur në fillim të muajit./DailyMail/