Molliqaj e quan provokator kryeministrin Kurti, jeni duke e keqpërdorur pushtetin, policin, qytetarin… – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po e keqpërdorë shtetin, policinë dhe qytetarët, duke bërë “filma” në veri të vendit.

“Tensionet në veri kanë qenë të parashikueshme. Prandaj edhe të provokuara”, ka shkruar ish-partiaku i Kurtit, në një postim në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Z. Kryeministër, ju jeni duke e keqpërdorur pushtetin, policin, qytetarin për llogarinë tuaj. Kjo qasje nuk ka se si ta ketë një fund të mbarë.

Tensionet në veri kanë qenë të parashikueshme. Prandaj edhe të provokuara.

Njerëzit nuk janë figura shahu. Kjo nuk është një lojë. Dhe ju nuk jeni skenarist filmi. Mungesa e ndjeshmërisë karakterizon punën tuaj. Ju nuk jeni radikal, por provokator. Asgjë më shumë.

Dhe një gjë po dihet, paqe me ju nuk mund të ketë.

You may also like