Moise Kean i sjell fitoren Juventusit në derbin ndaj Romës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juventus ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Romës.

“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultat minimal 1 – 0.

Ishte goli i Moise Kean që i dha fitoren Juventusit pas një asistimi të bukur nga Rodrigo Bentacur (16′).

Roma tutje barazoi rezultatin përmes Tammy Abraham, por pastaj pas rishikimit të VAR-it arbitri dha penallti.

Nga pika e bardhë Verteout dështoi të shënote, kështu që rezultati mbeti 1 – 0.

Në tërë ndeshjen, posedimi i takoi skuadrës së Mourinhos, që u mungoi finalizimi.

Ndërkohë, me këtë fitore, Juventus ngritët në pozitën e shtatë me 14 pikë, derisa Roma zë të katërtën me 15 sosh.

You may also like