Moggi mbron klubin dhe sulmon rivalët: Juve nuk ka vjedhur asgjë, të tjerët…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luciano Moggi, ish-drejtor i përgjithshëm i Juventusit dhe aktualisht aksionar i klubit ka folur në asamblenë e aksionarëve të klubit bardhezi.

“Na kanë treguar me gisht si fajtorë për gjëra që i kanë bërë të tjerët. Nëse është e vërtetë që është rihapur çështja e plusvalencave për fakte të reja, atëherë duhet të hapen hetimet edhe për “Calciopoli”, një plagë që nuk është shëruar kurrë.

Juventusi ka fituar gjithmonë në fushë dhe nuk i ka vjedhur kurrë gjë askujt. Madje të tjerët na kanë vjedhur ne, në Peruxhia me fushën e përmbytur dhe një vit më pas kundër Romës, kur presidenti ndryshoi rregullat për të luajtur Nakata në Torino, që vendosi sfidën duke shënuar gol.

Falënderoj Agnellët, por klubi nuk është mbrojtur kurrë, ose nuk ka ditur të mbrohet. U lanë të thuhen të gjitha ato që njerëzit donin dhe ajo temë u bë një lodër në duart e shumë njerëzve, veçanërisht mediave”, ka thënë mes të tjerash Moggi. / Oversport.tv

You may also like