“Modric ka dal negativ, por është i lodhur dhe nuk mund të luajë”

by admin
Spread the love

Mesfushori kroat, Luka Modric do të mungojë në sfidën që Real Madridi do të zhvillojë të dielën në Santiago Bernabeu me Cadizin.

Modric doli negativ në testin për Covid19, por ai nuk do të luajë të dielën sepse është paksa i ftohur sipas Carlo Ancelotit dhe ndihet i lodhur.

“Modric ka dal negativ, por është paksa i lodhur, ka pasur grip dhe s’do të luajë nesër”, tha Ancelotti.

Modric ka qenë çelësi i suksesit për Realin këtë edicion, që është lider në La Liga.

Pavarësisht moshës, 36-vjec, ai ka luajtur deri më tani 1.396 minuta, të ndara në 18 ndeshje, derisa ka asistuar 5 herë – i mungon ende goli këtë edicion

You may also like