Moderatorja shqiptare ndan lajmin e bukur, do të bëhet nënë për herë të dytë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jonida Vokshi një nga moderatoret më të pëlqyera për publikun. Aktualisht, ajo po moderon “Big Brother VIP Kosova”, së bashku me Aludin Hamitin.

Në fillim të Prime të Big Brother Vip Kosova, dha lajmin e mrekullushëm se do të bëhej nënë për herë të dytë. Ajo u shpreh e lumtur që është shtatzënë derisa po e moderon BBVK.

Në një postim në Instagram ajo postoi foto me mbishkrimin: Lumturi. Nuk kanë munguar komentet dhe urimet nga ndjekësit.

Një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë. Pa ngurruar aspak, Vokshi është përgjigjur me anë të një fotoje ku shfaqet me vajzën e saj dhe krahas shkruante: “A lihet vetëm kjo dashuria”, duke lënë të nënkuptojë se një motër ose një vëlla mund të jetë në planet e afërta për të.

Madje disa kohë më parë aktorja u përfol për një shtatzëni të mundshme për shkak të një postimi i cili u keqkuptua dhe i hodhi menjëherë poshtë aludimet por ka shprehur gjithashtu dhe dëshirën që të të zgjerojnë familjen e tyre.

You may also like