Moderatorja e njohur për lidhjen e Luizit me Kiarën: Marrëdhënie e sëmurë, më mirë të ndahen

by admin
Spread the love

Kriza mes Luizit dhe Kiarës po komentohet shumë në rrjetet sociale. Në opinionin për situatën e tyre, gazetarja Dalina Buzi, me anë të një postimi në Instagram, thekson se është më mirë që çifti të ndahen sesa të përjetojnë këtë marrëdhënie “të semurë”.

“Kiara është në vitin e 18 të martesës dhe ka kuptuar se nuk ka rrugëdalje nga situata. Kur vjen në shtëpi nuk e duron dot burrin e vet, kur del jashtë është njeriu më i lumtur.

Ajo pa ndjenja nuk është ka diçka. Por pa se Luizi merr gjithnjë drona. Është popullor dhe unë do ta mbaj. Do ta shfrytëzoj këtë gjë.

Kiara është shumë e hapur ndaj ndikimeve. Njerëzit kur duan një njeri shumë sidomos në fillim, u erret pak syri dhe nuk kanë dëshirë të dëgjojnë. Kurse Kiara është shumë e hapur të dëgjojë. Kjo do të thotë se është e pavendosur me atë çfarë ka. Ka një paqëndrueshmëri.

Luizi nga ana tjetër. Unë gjithmonë kam dyshime nëse është mjeshtër i asaj loje apo ka edhe ndjenja për këtë gocë. Të kujton edhe këto lidhjet që çunat thonë direkt “këtë e kam për grua unë”. Por, Luizi po tregohet më i qartë me Kiarën. Gjatë gjithë kohës ka treguar besnikëri. Kurse Kiara thotë “Unë jam e dashura jote, po s’jam e dashura jote”. E keni vënë re si qesh ajo kur del jashtë? Kur është me njerëz të tjerë asaj i qesh shpirti. Edhe Luizi e lë pak ta shkelë.”

You may also like