Modelja ruse e “tradhëton” Don Xhonin me Noizyn

by admin
Spread the love

Modelja ruse, Ariana Lirey, ka bërë bujë të madhe me ndarjen nga reperi Don Xhon.

Ajo konfirmoi ndarjen në rrjete sociale, ndërkohë që hodhi edhe disa ‘kunja’ e bëri disa deklarata kundrejt tij.

Sidoqoftë një muaj pas ndarjes nga artisti shqiptar, ajo duket se ka një pëlqim për një tjetër reper dhe është fjala pikërisht për Noizyn.

Në një postim të ri të shpërndarë në InstaStory, zeshkania ka publikuar një pjesë nga klipi i Noizyt me Ardian Bujupin, që do të lansohet i plotë sonte (e enjte) në mesnatë.

Lirey mund ta ketë bërë këtë edhe për inat të Don Xhonit, pasi ky i fundit dihet se nuk ruan raporte të mira Rigels Rajkun (emri i plotë i Noizyt).


You may also like