Modelja milionere e Instagram shkatërron në aksident Lamborghini-n e mbuluar me kristale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një modele ruse që kishte zbukuruar makinën e saj $300 000 Lamborghini Aventado përballet tashmë me një faturë të re pasi e shkatërroi në një aksident në Londër.

26 vjeçarja Daria Radionova, kishte personalizuar super-makinën e saj për të shfaqur pasurinë dhe stilin “e shkëlqyeshëm” të jetesës për më shumë se 626,000 ndjekësit e saj në Instagram.

Mjeti i saj që mund të arrijë shpejtësi deri në 330 km në orë, kishte gjithshtu targa të personalizuara me emrin e mdoeles DAR 11A, në mënyrë që të gjithë ta kuptonin se kujt i përkiste.

Por automjeti është tashmë në kurrizin e karro-atrecit pasi u përplas keq dje në Kensington, në qendër të Londrës.

Në pamje dukej makina tërësisht e shkatërruar në pjesën e prapme prej një mjeti që e goditi me forcë.

Zonjusha Radionova postoi sot pamjet e aksidentit të saj por nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur apo cili po e drejtonte në momentin e aksidentit.

Ajo i ofronte para kujtdo që jepte informacion për një makinë Opel Blu, që supozohet se e ka goditur mjetin luksoz kur ka qenë i parkuar.

Zhvilimi është një goditje e rëndë për një nga zotërimet e saj më të çmuara.

Radionova dihet që e zotëron makinën që prej vitit 2019.

Puna për ngjitjen e kristaleve në trupin e makinës besohet se ka kërkuar qindra orë, pasi është bërë në mënyrë manuale.

Në fund të punës modelja kishte komentuar sa e kënaqur ishte, duke thënë: “Nuk kam fjalë për ta përshkruar sesa e shndritshme është”.

Radionova personalizon shpesh makinat e saj teksa edhe në 2020 është parë duke drejtuar në Londër një makinë Lamborghini Huracan me vlerë 200,000 dollarë, të mbuluar me kristale.

Veshja e makinave të saj me gurë Swarovski bëhet nga artisti Vinceri, i cili ka punuar me disa figura të tjera të njohura.


You may also like