Modelja e njohur sjell në jetë binjakët e saj

by admin
Spread the love

Familja e Ashley Graham sapo u rrit me dy fëmijë binjakë.

Modelja 34-vjeçare ka bërë të ditur se ka sjellë në jetë djem binjakë të premten.

“Justin dhe unë jemi kaq të emocionuar të ndajmë që djemtë tanë janë këtu. Ata kanë lindur herët këtë mëngjes në shtëpi dhe janë të lumtur dhe të shëndetshëm”, shkroi Graham në Instagram Story.

“Po marr pak kohë për t’u shëruar dhe për t’u lidhur me burrin tim dhe tre djemtë, por me të vërtetë mezi pres të ndaj më shumë me ju të gjithë”.

Çifti ka edhe djalin 1-vjeçar Isaac.

Graham më pas zbuloi në shtator se ajo dhe burri i saj kishin djemë binjakë.

Graham dhe Ervin janë bashkë për më shumë se një dekadë. Ata u martuan në vitin 2010, vetëm një vit pas takimit në kishë.


You may also like