Modeli i veshjeve që fshehu shtatzëninë e Dojnës deri kur e zbuloi vetë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dojna Mema e zbuloi ca ditë më parë se pret fëmijën e parë të vijë në jetë, ndërsa dje foli në Ëndërrtjerrësit, për përjetimet gjatë gjithë prezantimit të Fun Club, kur ishte (pjesën më të madhe të kohës) shtatzënë. Ajo pranoi se ka pasur shumë siklete, por ja ka dalë t’i fshehë. Po barkun si e fshehu?

Nëse do i hidhnit një sy fotove të fundit të Dojnës nga emisioni, do të kuptonit se ka pasur një sekret të vogël për të fshehur barkun që sapo ka nisur të shfaqet.

Në një pjesë të mirë të daljeve publike të dielave, ajo ka veshur xhaketa-fustan të gjera. Zakonisht ka zgjedhur modele që i theksojnë pak belin ose shpatullat duke hequr vëmendjen nga barku. Ndërsa në të tjera raste, ka veshur fustane të shkurtër që kanë prerje të tillë, e cila krijon rrudha te pjesa e barkut, kështu edhe fshihet. Ose ka zgjedhur modele që te barku janë të mbuluara me copë dyshe. Në pak raste ka zgjedhur edhe kostume të gjerë. Dhe dukshëm ja ka dalë mbanë, pasi deri kur e tregoi vetë, nuk i kishte shkuar mendja njeriu që ajo priste një fëmijë./revistawho.com

You may also like