Modeli i Kurtit dhe VV-së për të sharë mësuesit, mjekët, policët dhe sindikatat sa herë që kërkojnë të drejta

by admin
Spread the love

A e keni parë Albin Kurtin që e kishte bërë betejë personale luftën me kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, vetëm sepse ai po kërkonte të drejta për arsimtarët?

E prapa kësaj beteje fshihej një aramatë e tërë militantësh të Vetëvendosjes që shanin e bënin fotomontazha të z. Jashari, me qëllim të denigrimit të tij dhe rrjedhimisht edhe të kërkesave që ai i prezantonte.

Kur në vitet 90-ta mësuesit sakrifikonin shoqëria jonë i duartrokiste. Por, kur arsimtarët sot kërkojnë më shumë të drejta, mbi ta hidhet një mal shpifjesh që burojnë nga selia e Vetëvendosjes dhe nga mendja e Albin Kurtit.

Dikur ushtarët e UÇK-së jepnin jetën për lirinë e Kosovës, por sot shokët e tyre urrehen për shkak të fushatave të ndyra të Albin Kurtit dhe militantëve me trurin bosh të Vetëvendosjes.

Sot, policët e Kosovës, njejtë si dikur djemtë dhe vajzat e UÇK-së, janë në gjendje ta japin jetën e tyre në aksionet në veri. Por, nëse ata do të fillojnë të kërkojnë paga dhe kushte më të mira, të jeni të bindur se kundër tyre do të aktivizohet Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe militantët e Vetëvendosjes. Këta nuk e kanë problem t’i shajnë policët e Kosovës. Pamjet duke i sulmuar dhe qorruar, nuk harrohen asnjëherë.

Kështu ishte edhe me mjekët dhe infermierët, të cilët i quanim heronj gjatë pandemisë. Por, kur kërkuan më shumë të drejta dhe kushte më të mira, ata morën “dhuratë” nga Albin Kurti & Vetëvendosje një obligim ligjor për ta deklaruar pasurinë, duke ngritur dyshime për punën e tyre.

Në asnjë Qeveri të kaluar nuk janë fyer e poshtëruar sindikatat, arsimtarët, mjekët, policët, kur kanë kërkuar të drejtat e tyre.

Fushatat linçuese dhe shpifëse bëhen me lejen e vetme të një njeriu – Albin Kurtit.

You may also like