Mjeku Zllate Mehmedoviq: Ende nuk mund të themi se KOVID-19 është sëmundje e ngjashme me gripin

by admin
Spread the love

Në emisionin debativ në TV SHENJA, mjeku Zllate Mehmedoviq, duke folur për gjendjen aktuale me pandeminë në vendin tonë tha se për herë të parë kemi variant,për të cilin mund të thuhet se kemi fat, ngase nga njëra anë do ta heq nga skena variantin “delta”, e cila ishte serioze dhe shkaktonte shumë hospitalizime, ndërsa nga ana tjetër edhe pse kemi transmision të lartë, por kemi pasqyrë të lehtë klinike dhe spitalet nuk stërmbushen.

Ai tha se më rëndë në këto moment e kanë mjekët amë, të cilët duhet ë përkujdesen për pacientët, t’i kurojnë ato dhe sipas tij shteti duhet të gjej sistem që t’i ndihmoj ata.

“Nuk duhet të harrojmë se shpërndarja e virusit është rritur për 5 herë më shumë për 500% është rritur transmetimi i virusit, dhe kjo do të të thotë se ne i japim shumë shanse virusit që të shpërndahet nga njeriu në njeri dhe kjo është bazë për krijimin e mutacioneve të cilat mund që të mos përfundojnë me variantin omikron”, tha Mehmedoviq.

Ai tha se virusi është i paparashikueshëm dhe se të gjitha skenarët janë në lojë.

Sipas tij në vendin tonë më nuk kemi masa të reja, andaj edhe përkundër faktit që Omicron përhapet shumë, në masë të madhe është ndihmuar edhe nga mos marrja e masave të rregullta.

Mjeku Mehmedoviq, përkrahë vendimin që të shtyhet gjysmë-vjetori i dytë, ngase sipas tij, përhapja shtesë në shkollat do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen epidemiologjike, kur është në pyetje varianti Omicron.

“Ne nuk e dimë se cilat do të jenë pasojat e Omicron. Atë që mund ta shohim se përpos që rriten numrat kemi numër edhe të hospitalizimeve, kemi ende raste të vdekjeve. Ende jemi larg asaj të themi se kjo sëmundje është i ngjashëm me gripin dhe e cila nuk do të shkaktojë ç’rregullime”, tha mjeku Zllate Mehmedoviq.  /SHENJA/

You may also like