Mjekët konfirmojnë ndikimin e motit të lagësht te dhimbjet e artritit

by admin
Spread the love

Një studim i Universitetit të Manchesterit ka konfirmuar se njerëzit që vuajnë nga probleme shëndetësore afatgjatë, siç është artriti, ndiejnë më shumë dhimbje gjatë ditëve me shi dhe lagështi.

Një gjë e tillë është pretenduar prej shumë kohësh nga njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje.

Në Shqipëri, rëndom gjen njerëz të prekur nga reumatizma apo artriti që kur i kaplon dhimbja, e dinë shumë mirë kur do të ndryshojë moti.

Dhimbja për ta, është një sinjal paralajmërues dhe kur temperaturat ndryshojnë ajo bëhet më e madhe.

Çfarë është artriti?

Artriti është një term që grupon më shumë se 100 sëmundje dhe çrregullime të ndryshme autoimunitare që shkaktojnë dhimbje, ngurtësim dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve.

Sëmundjet autoimunitare zakonisht kanë të bëjnë me një sistem imunitar që sulmon organizmin.

Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve

Format më të përhapura të artriti janë: osteoartriti, reumatizma dhe fibromialgjia.

Secila prej sëmundjeve në fjalë ka shenja dhe simptoma karakteristike por që në disa raste ndërthuren me njëra tjetrën.

Përveç simptomave të dukshme që prekin kyçet, këto sëmundje si artriti apo reumatizma manifestohen edhe me simptoma të tjera.

Dhimbjet dhe moti

Studiuesit në Universitetin e Manchesterit analizuan të dhënat e plot 2,500 personave të sëmurë nga artriti, fibromialgjia, migrena etj.

Ata pretendonin se dhimbjet ishin më të këqija në ditë me lagështi.

Shumica ishin të bindur se falë dhimbjes ata mund të parashikonin edhe motin. Studimet mbi këto pretendime dhe ndikimin e motit tek dhimbja kanë qenë të kufizuara.

Ekspertët regjistruan nivelin ditor të dhimbjes për secilin pjesëmarrës për deri në 15 muaj. Kur moti ishte i lagësht dhe me erë, shanset e përkeqësimit të dhimbjes ishin 20 % më të larta.

Kur moti ishte i ftohtë dhe me lagështi, dhimbjet përkeqësoheshin më tej.

Ekspertët thanë se nëse shkencëtarët zbulojnë lidhjen e lagështisë me dhimbjen, ata do t’i hapin rrugën trajtimeve të reja më efikase kundër sëmundjeve.


Top Channel

You may also like