Mjekët e zemrës në QKUK kryejnë mijëra intervenime brenda vitit, Daut Gorani me shifrat më të larta – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kardiologu intervent Daut Gorani, bashkë me kolegët e tij kryejnë mijëra intervenime brenda vitit.

Gorani bashkë me kardiologët tjerë në shërbimin e kardiologjisë invazive në QKUK vetëm vitin e kaluar kanë kryer 2480 koronarografi, ndërsa kanë realizuar poashtu mbi 1400 stentime, shkruan Gazeta Shneta.

Gorani i cili është edhe ud.shef i shërbimit të kardiologjisë invazive, ka shifrat më të larta në mesin e kolegëve të tij me 380 procedura diagnostike koronarografike dhe 252 raste të trajtuara me stenta.

Kardiologu Gorani ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa specializimin në mjekësinë interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai mban titullin master në shkencat mjekësore, sub-specialist në kardiologji në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë dhe PhD në kardiologji poashtu në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë.

You may also like