Mjekët amë do të shpërblehen me para nëse kanë 70% të pacientëve të vaksinuar

by admin
Spread the love




Një nga masat e reja që do të propozohet në qeveri është shpërblimi i mjekëve amë nëse pacientët e tyre janë të vaksinuar mbi 70 për qind.
“Mjekët amë do të stimulohen financiarisht kur do të tejkalojnë 70% të vaksinuar nga numri i përgjithshëm i pacientëve që mbulon dhe do të shpërblehen me nga 30 denarë për pacient. Ka edhe disa aspekte që duhet të shqyrtohen këtu, por mendoj se ky është propozimi që do ta kemi të martën në qeveri”, tha Filipçe.
Ai theksoi se masat e mëhershme janë diskutuar në mbledhjen në qeveri.

“Jam i vetëdijshëm se këto ishin ndër masat më të rënda për shkak se prekën marrëdhëniet e punës dhe për këtë shkak shqyrtojmë masa të ngjashme që nuk do të rrezikojnë ndonjë vend pune”, tha Filipçe.


You may also like