MJEDIS – Borne: Kjo është thatësira më e keqe që ka goditur Francën

by admin
Spread the love

PARIS, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne ka aktivizuar një ekip ndërministror krize, ndërkohë që deklaroi se vendi i saj po përjetonte thatësirën më të keqe të regjistruar ndonjëherë.

”Thatësira e jashtëzakonshme aktuale po privon shumë komunitete nga uji dhe është një tragjedi për fermerët tanë, ekosistemet dhe biodiversitetin”, tha Borne në një deklaratë.

”Mungesa e reshjeve po rëndohet nga valët e njëpasnjëshme të të nxehtit”, vijoi Borne.

”Kjo situatë mund të vazhdojë edhe gjatë dy javëve të ardhshme dhe madje të bëhet më shqetësuese”, shtoi ajo.

Në Francë, pjesë të mëdha të kontinentit tani po vuajnë nga thatësira. Në varësi të ashpërsisë, zbatohen kufizime të ndryshme për ujin, përfshirë edhe ujitjen.

Sipas medias lokale, disa komuna kanë mbetur përkohësisht pa furnizim me ujë.

Borne i bëri thirrje popullatës që të përdorin ujin me kursim./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like