“Mjafton që një raketë të godasë në vendin e gabuar”, ekspertja tregon rrezikun që vjen nga centrali bërthamor në Ukrainë

by admin
Spread the love

Claire Corkhill, eksperte për materialet bërthamore në Universitetin e Sheffield në Britani, ka komentuar situatën e centralit bërthamor në Zaporizhzhia, që aktualisht është nën kontrollin e forcave ruse.

Ukraina ka dhënë alarmin, me argumentin se Rusia ka lëshuar predha afër centralit dhe sipas ekspertes situata nuk është aspak optimiste.

“Rreziku i madh në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia është i madh nëse një raketë e godet depon e materialit bërthamor, gjë që do të çonte drejt rrjedhjes së materialit radioaktiv”, ka paralajmëruar Corkhill gjatë një interviste për BBC.

Ajo theksoi se pasojat nuk do të ishin aq të mëdha dhe të rënda sa zhdukja e lëngut për ftohjen e reaktorit, por sipas saj, gjithsesi do të ishte “jashtëzakonisht e rrezikshme”.

“Gjithçka çfarë nevojitet është që një raketë ta bie në vendin e gabuar dhe të krijohet një situatë shumë serioze”, shtoi Corkhill.

Forcat ruse patën marrë nën kontroll centralin bërthamor pak pas fillimisht të pushtimit rus në Ukrainë, duke i detyruar punonjësit ukrainas të vazhdojnë punën atje nën presion.

E prej asaj kohe është rritur frika se presioni mund të ndikojë negativisht në efikasitetin e punës së punonjësve, dhe mënyrën se si mund ta kryejnë punën në këtë central bërthamor.

“Nuk është një ambient pune në të cilin do të dëshironit të punonit nën stres të madh”, shtoi Claire Corkhill.

Në anën tjetër, Ukraina ka akuzuar Rusinë gjatë vikendit të kaluar se ka granatuar përreth centralit bërthamor – duke plagosur një punonjës dhe një reaktor është dashur të fiket për arsye të sigurisë.

Rruga Press

You may also like