Mitsotakis fiton dy herë brenda pesë javësh! Greqia ngjyroset blu, helenët nisin festimet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me flamujt e partisë, por edhe flamurin grek, qindra përkrahës të konservatorëve kanë festuar mbrëmjen e së dielës fitoren e Demokracisë së Re, në zgjedhjet e dyta parlamentare brenda 5 javësh, kësaj herë duke siguruar shumicën me 40,6% të votave që i japin 158 nga 300 vendet e parlamentit.

Lideri i saj Kyriakos Mitsotakis që morri një mandat tjetër katërvjeçar si kryeministër i ka siguruar qytetarët se do të punojë me besnikëri , përkushtim, pa toleruar për të ndërtuar siç ka thënë  një Greqi të fortë, me më shumë prosperitet, me më shumë drejtësi.

“Për të dytën herë brenda pak javësh, qytetarët jo vetëm që dërguan mesazhin e vazhdimësisë në rrugën që nisëm 4 vite më parë, por na dhanë një mandat të fuqishëm për të ecur më shpejt dhe për të plotësuar nevojat e mëdha që ka vendi ynë.”– tha Kyriakos Mitsotakis, kreu i Demokracia e Re

Nga ana tjetër humbësi më i madh i zgjedhjeve ishte partia opozitare e Syrizës që reduktoi edhe më shumë fuqinë e saj duke rënë në 17,8% të votave me vetëm 47 deputetë.

“Anëtarët e partisë do të thirren të na gjykojnë të gjithëve dhe të hartojnë strategjinë që i përgjigjet këtyre rrethanave të vështira.Vetëkuptohet që në këtë proces kolektiv të rinovimit, do të jem i pari që do të vendos veten para gjykimit të tyre.”– tha Alexis Tsipras, kreu i partisë SYRIZA.

Socialistët rritën me një pikë fuqinë e tyre në vendin e tretë, të ndjekur nga komunistët.

Por karakteristikë kryesore e zgjedhjeve greke ishte hyrja për herë të parë e 8 partive në parlament. Mes tyre tre forca të ekstremit të djathtë, sidomos partia Spartanët me 4.7% dhe 13 vende, që ka mbështetjen e ish numrit dy të neonazistëve greke të Agimit të Artë , Ilias Kasidhiaris, i cili ndodhet tashmë në burg dhe prej atje, ka përshëndetur me një mesazh në twiter përkrahësit e shumtë të tij.

4.5% të votave ka siguruar edhe partia Fitorja me mbështetës osbkurantiste dhe ultra ortodokse dhe 3.7% ultra të djathtët dhe filorusët e Zgjidhjes Greke.

Pjesëmarrja mbeti në kuotën e 53%, gati 9 pikë më pak se në 21 maj. Mëngjesin e së hënës Mitsotakis do të pranojë mandatin për krijimin e qeverisë nga presidentja e vendit , do të bëjë betimin , do të marrë postin nga kryeministri në detyrë dhe pasdite pritet të publikohet përbërja e qeverisë së re.


Top Channel

You may also like