Mitrovicasi vret ish-gruan në Aachen të Gjermanisë

by admin
Spread the love

Të shtunën në mbrëmje, një burrë nga Rashani i Mitrovicës e ka vrarë ish-gruan e tij në Aachen të Gjermanisë.

Vrasja ka ndodhur në parkingun e një tregu në rrugën Debyestrasse të Aachen, njofton Shqip.

Viktima nga fshati Zasellë e Mitrovicës ishte e lindur në vitit 1995. Ndërsa i dyshuari është 37-vjeçar.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, i dyshuari dhe viktima ishin ndarë dhe nuk jetonin së bashku.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi, ku pritet të zbulohen shkaqet e vdekjes.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

You may also like