Mitropoliti Petar: Nuk do të ndodhë bullgarizimi, derisa të ketë një maqedonas të fundit

by admin
Spread the love

Pas publikimit të propozimit të modifikuar francez, Kisha Ortodokse Maqedonase po bën thirrje për bashkim rreth interesave kombëtare dhe mbrojtjes së tyre.

Mitropoliti i Prespës – Pelagonisë, Petar thekson se maqedonasve po u mohohet ekzistimi i tyre si komb, se janë bullgarë. “Por kjo nuk do të ndodhë të paktën derisa të ketë një maqedonas të fundit që ndihet maqedonas nga raca, feja, kultura dhe gjithçka që ekziston”, theksoi mitropoliti Petar. Sipas tij, bota duhet ta dij se nëse flitet për kulturë le ta kërkojnë këtu në Maqedoni, përcjell INA.

“Prandaj nuk kemi pse të kemi turp dhe asgjë për t’u frikësuar, por duhet të konfirmojmë me dinjitet, se nuk jemi popull pa rrënjë, nuk jemi kishë e djeshme, por kemi ekzistuar shumë kohë më parë dhe rrënjët tona janë të thella dhe të vjetra. Pra, të mos lejojmë, të paktën tani në këtë kohë që jemi kishë autoqefale, dikush të na shpifë. Shpresoj që gjithçka që po ndodh sot të jetë në mënyrën më civilizuese dhe demokratike, për t’i rezistuar shpërfytyrimit dhe mohimit tonë, si popull dhe komb”, theksoi kleriku maqedonas.

You may also like