Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë: S’ka transparencë në fushatën e partive

by admin
Spread the love

Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë për Zgjedhjet Komunale 2021, ka prezantuar raportin përfundimtar, ku u vlerësua si proces i rregullt, ku u dhanë 23 rekomandime, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Misionit Lukas Mandl, shefi i këtij misioni, ka thënë në një konferencë për medie, se zgjedhjet e vitit të kaluar në Kosovë kanë qenë relativisht te mira.

Ai ka përgëzuar KQZ-në për organizimin e mira të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Në prezantimin e raportit përfundimtar, u tha se liritë themelore të zgjedhjeve janë respektuar dhe se votuesve u janë ofruar mundësitë për të zgjedhur.

“Ky raport paraqet gjetjen dhe analizën e vrojtimeve
tona të misionit tre mujor dhe përfshijnë 23 rekomandime. Zgjedhjet komunale të
vitit 2021 kanë qenë të organizuara mirë nga Kreshnik Radoniqi. Votimi në dy
raundet është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga misioni i BE. Raporti ynë
ofron 23 rekomandime. Ato përfshimë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor”, ka
thënë ai.

Tutje ai ka prezantuar 6 rekomandime që sipas
tij janë më të rëndësishmet

“Sa i përket financimit të partive dhe fushatave. Ne rekomandojmë të sigurohet një mekanizëm i pavarur për fushatat. Së dyti sa i përket regjistruesve për votim jashtë vendit ne rekomandojmë që të regjistrohen votuesit nga jashtë vendi. BE rekomandon që të zgjidhen me kohë të gjithë anëtaret e bordit të KPM-së. Sa i përket fushatave online rekomandojmë të rregullohem me ligj. Sa i përket ankesave dhe parashtresave, rekomandojmë që të ketë dispozitë për kontestimin e rezultateve përfundimtarë dhe të qartësohen. Fletëvotimet e pavlefshme rekomandojmë të ridizajnohen në mënyrë që votuesit ti kuptojnë më lehtë”, u shpreh Mandl.

You may also like