Mishell: Kjo mundësi është shumë e rëndësishme që të lëshohet, thoni po për fillim të bisedimeve, po për fëmijët tuaj!

by admin
Spread the love




Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel tha se në Shkup po vjen në momente kyçe. Ai tha se ardhmja e BE-së do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së.

Ai tha se ata kanë vendosur që ta ngjallin procesin e zgjerimit.

“27 liderët janë takuar me liderët Ballkanit në Bruksel. Kemi pasur bisedë të sinqertë por edhe të rëndë. Jemi dëgjuar, dhe kemi vendosur që të vendosim një dinamik edhe për Ballkanin Perëndimor. Fillimi i bisedimeve menjëherë do të sjellë përparësi. Do të jetë pjesë e iniciativave dhe programeve. Por ju vendosni për hapat e juaja. Mendoj se e ardhmja e juaj është me ne. Së bashku jemi në fillim të procesit të fillimit të bisedimeve”, tha Mishell, raporton SHENJA.

AI tha se mendon se propozimi i inkurajon edhe brengat e shfaqura nga Maqedonia.

“Nëse thoni po, konferenca e parë do të mbahet në ditët në vazhdim dhe do të implemntohet vendimi i marsit 2002, dhe do të pasojnë menjëherë hapat tjera. Do të fillojë proces i skriningut”, tha Mishell.

Mishell tha se me këtë propozim diskutojmë për gjuhën maqedonase dhe propozimi e respekton këtë.

Mishell tha se vendimi për gjithë këtë është tek Maqedonia e Veriut.

“Më lejoni sinqerisht t’ju them, se kjo mundësi është shumë e rëndësishme që të lëshohet. Asnjëherë nuk kemi qenë asnjëherë afër. Po për fillim të bisedimeve, po për fëmijët tanë”, tha Mishell, raporton SHENJA.

 

 

 

 


You may also like