Mirlind Daku shënon golin e epërsisë për skuadrën e tij – Arbër Hoxha inkuadrohet në minutat shtesë të takimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Osijekut dhe Lokomotivës së Zagrebit, e vlefshme për xhiron e 17’të të Ligës së parë të Kroacisë.

Skuadra e cila pozicionohet në vendin e parë në elitën e futbollit kroat – Osijek, ka arritur një fitore me rezultat 3-1.

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, u inkuadrua në minutën e 80’të për Osijekun dhe vetëm pas 8 minutash shënoi golin e epërsis për skuadrën e tij.

GOLI i Dakut:

Mirlind Daku i cili startoi nga banka u tregua protagonist apsolut për skuadrën e tij, për dallim nga Arbër Hoxha i cili nuk pati minutazh të mjaftuar dhe u paraqit vetëm në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes.

Kurse, mesfushori shqiptar – Enis Cokaj u përjashtua me të kuq në minutën e 90’të, duke lënë me dy lojtarë më pak skuadrën e tij (Lokomotivën e Zagrebit).

Për ish-sulmuesin e Ballkanit, Mirlind Dakun, kjo ishte paraqitja e tij e tetë për Osijekun, ku ka shënuar tri herë. /Insporti.com/

You may also like