“Mirësia duhet të ketë një kufi”. Një histori me mesazh të rëndësishëm për të gjithë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Kohët e fundit, Steve pësoi një aksident me makinë. Për fat të mirë, nuk pati probleme shëndetësore. Mirëpo, duke qenë se i duhej të shkonte në punë përditë, vendosi të merrte trenin deri në momentin qëmakina do të rregullohej. Një mbrëmje, ai vuri re një burrë të pastrehë në stacionin e trenit. I erdhi keq për të dhe i dha disa monedha që i gjendeshin në xhep.

Burri i pastrehë e falenderoi për këtë gjest. Ditën tjetër, sërish, ai e vuri re të moshuarin në të njëjtin vend. Këtë herë, Steve mendoi t’i blinte diçka për të ngrënë, kështu që doli nga stacioni i trenit. Bleu ushqim dhe shkoi t’ia çonte. I moshuari sërish e falenderoi për këtë gjest. Por Steve ishte kurioz dhe e pyeti se si kishte arritur në këtë pikë.

I moshuari i pastrehë i tha: “Nga dashuria”. Steve nuk e kuptoi përgjigjen dhe vazhdoi ta pyeste: “Çfarëdo të thuash me këtë gjë?”. Ai ia kthehu: “Përgjatë gjithë jetës sime u sigurova që të gjithë të ishin tëlumtur. Nuk kishte rëndësi çfarë po shkonte mirë apo keq në jetën time, gjithmonë e ndihmoja këdo”.

“A pendohesh për këtë gjë?”, e pyeti Steve. I moshuari u mendua pak dhe u përgjigj: “Jo, thjesht mëlëndon fakti që njerëzit, të cilëve u dhashë një bluzë në rast nevoje, nuk më kthyen as një copë rrobe kur unë kisha nevojë. Biri im, është e rëndësishme të ndërtosh shtëpinë tënde dhe aty të ftosh dikë që ka nevojë për ndihmë. Mos u mundo të ndihmosh të tjerët me gurë, kur ende je duke ndërtuar shtëpinë tënde, sepse do të përfundosh duke kërkuar gurë”. Steve e kuptoi shumë mirë mesazhin dhe e falenderoi për këshillën e tij”.

Të ndihmosh të tjerët nuk është absolutisht diçka e gabuar. Mirëpo ndonjëherë, teksa jemi duke ndihmuar të tjerët, ne harrojmë problemet dhe nevojat tona. Mund të bëjmë më tepër për të tjerët kur jemi vetë nëpozitë më të mirë, se sa t’i ndihmojmë të tjerët kur s’kemi arritur gjë. Kështu përfundojmë duke e çuar veten në një situatë akoma më të rëndë. Është e vërtetë që në kushte të tilla e kuptojmë më mirë kush na qëndron pranë, por kurrsesi s’duhet të bëhemi ura ku të tjerët të kalojnë për të arritur sukseset e tyre, ndërkohë që vetë e lëmë veten pas.

You may also like