“Mirësevjen në qytetin tonë të bukur”, Bayern zyrtarizon me videon e veçantë De Ligt

by admin
Spread the love

Matthijs de Ligt është zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të Gjermanisë. Bayern Munich ka zyrtarizuar ditën e sotme mbrojtësin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Mirësevjen në qytetin tonë të bukur Matthijs”, ndërsa ka publikuar edhe një video shumë të veçantë.

 

Holandezi u ble nga bavarezët për shifrën e 80 milionë eurove, që shkuan në arkën e Juventus. Mbrojtësi ka nënshkruar për 5 vite me Bayern-in dhe pritet të jetë shumë i rëndësishëm në skuadrën e Julian Nagelssman, megjithatë 22-vjeçarit i duhet të luftojë shumë për të siguruar rolin e titullarit te bavarezët.

De Ligt ka qenë pjesë e Juventusit që nga 2019-ta, kur u afrua nga Ajax dhe deri më tani ka luajtur numëron 117 prezenca me “bardhezinjtë”./ Super Sport


Top Channel

You may also like