“Mirëmëngjes, zonjë”, kuptova se ai ishte fillimi i fundit” – bota.al

by admin
Spread the love

“Ditën kur mamaja ime, Elsa, më tha: “Mirëmëngjes, zonjë”, kuptova se ai ishte fillimi i fundit. Do të jepja gjithçka sot që të bisedoja vetëm pesë minuta me të… Mamaja ime ishte një femër plot me dashuri, energji dhe pasion. Ajo ishte streha ime e sigurtë.

Unë mund të dukem si një person i lumtur, i gjallëruar, ama vuaj njësoj si të tjerët. Shumë persona as që e dinë se çfarë fshihet pas buzëqeshjes sime. Eksperienca me të sëmurët me Alzheimer të shënjon dhe të bën të kuptosh shumë gjëra. Të mëson rëndësinë e atyre aspekteve në jetë, të cilat vlejnë realisht. Është një sëmundje që shkatërron jo vetëm personin që e vuan, por edhe familjarët e tij. Mami im, jeta ime, kur të mendoj, më mungon pamasë”. – Mara Venier

Humbja e nënës është një nga humbjet më të rënda në jetë, nga e cila vështirë se mund ta marrësh veten. Kur një humbje e tillë vjen nga një sëmundje e rëndë, dhimbja bëhet akoma më e vështirë për t’u përballuar. Kam dëgjuar plot persona që i krahasojnë sëmundjet dhe japin idetë se cila është më e tmerrshme se tjetra. Të gjitha janë të rënda, por problemet mendore janë padyshim më të vështirat, sidomos për një shoqëri si e jona që nuk është shumë e informuar për to. Demenca e Alzheimer është një nga format e harresës, e cila ka një ecuri tepër të rëndë. Nuk ka pacientë që të shërohen prej kësaj forme të demencës, thjesht me mjekim mund të vonohet disi progresi i saj.

Është e tmerrshme të shohësh të afërmit e tu dhe të mos i njohësh, e akoma më e tmerrshme të shohësh familjarin tënd që nuk arrin të të njohë. Ndaj, nëse jetoni me persona të moshuar, të cilët kanë nisur të harrojnë, duhet patjetër t’i çoni për vizitë tek mjekët specialistë, pasi ato mund të jenë shenjat e një demence me ecuri jo fort të mirë. Mos i lini pas dore, pasi një ditë do t’ju mungojnë shumë dhe do të pendoheni që nuk i keni kushtuar më tepër vëmendje në kohën e duhur.

Lexo lajme interesante

You may also like