Miratohet propozimi i Ramës, emërohen 3 anëtarë të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues

by admin
Spread the love

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme propozimin e bërë nga kryeministri Edi Rama për emërimin e tre anëtarëve të komisionit të Përzgjedhjes për TND-në (Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues). Mandati i tyre do jetë 5 vjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë. Konkretisht janë miratuar propozimet për emërimin e:

1. Z. Erind Mërkuri për një mandat 5-vjeçar;
2. Znj. Valbona Treska për një mandat 5-vjeçar;
3. Z. Erald Pashaj për një mandat 5-vjeçar.

Njoftimi i Plotë:

“V E N D I M PËR EMËRIMIN E TRE ANËTARËVE TË KOMISIONIT KOMBËTAR TË PËRZGJEDHJES PËR TND-NË (Trupa e Nivelit të Lartë Drejtues)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin e tre anëtarëve të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në, si më poshtë vijon:

1. Z. Erind Mërkuri për një mandat 5-vjeçar;
2. Znj. Valbona Treska për një mandat 5-vjeçar;
3. Z. Erald Pashaj për një mandat 5-vjeçar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA”, shkruhet ne vendim.

You may also like