Miratohet Projektligji për Noterinë, s’ka kosto buxhetore shtesë – Shqip

by admin
Spread the love

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit i ka votuar raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë, raporton Shqip.

Me 5 vota të deputetëve janë votuar raportet e komisioneve, gjithashtu edhe për raporti për Projektligjin për mbështetjen e punëve publike.

Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi, tha se Komisioni për Buxhet ka konstatuar se nuk ka kosto shtesë.

“Komisioni për Buxhet shqyrtoi projektligjit dhe vlerësoi se nuk përmban kosto shtesë buxhetore. Ne duhet te miratojmë raportin përfundimtar”.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se e kundërshtojnë plotësimin e këtij ligji, raporton EO.

“Sa i përket plotësim ndryshimin të ligjit për Noterinë kemi kundërshtuar se është në kundërshtim me vet ligjin. E vetmja gjë që duhet është zbatimi i ligjit”.

You may also like