Miratohet programi për punë për vitin 2023 – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria e RMV-së në seancën e 121-të ka miratuar Programin për punën e Qeverisë për vitin 2023, që është në funksion të realizimit të prioriteteve strategjike dhe qëllimeve strategjike për vitin 2023 të Qeverisë së RMV-së, që sic përcjell KlanM, përmbahen në Programin për punë të Qeverisë së RMV-së për periudhën 2022 – 2024.

Këto janë;

-Sigurimi i rritjes së përshpejtuar, të qëndrueshme dhe inkluzive ekonomike, standard më të lartë jetësor dhe cilësisë së jetës së qytetarëve;

-Përparimi i tranzicionit energjetik, investimi në efikasitetin energjetik dhe zhvillim të gjelbërt, ulja e ndotjes së ajrit dhe ndikimit në ndryshimet klimatike;

-Përballja me pasojat e pandemisë botërorë të shkaktuar nga COVID-19 dhe kriza tjera;

-Zhvillimin me sukses të negociatave aderuese me BE-në;

-Përparimi i politikës së mbrojtjes në funskion të zhvillimit, pavarësisë, integritetit territorial, sigurisë së qytetarëve dhe sigurisë kolektive;

-Sigurimi i sundimit të së drejtës dhe pavarësia e gjyqësorit;

-Rritja e cilësisë së arsimit të kapshëm për të gjithë, konform kërkesave të tregut të punës, zhvillimi dhe përparimi I kulturës dhe sportit;

-Administratë profesionale dhe efikase, mbështetur me digjitalizim intensive, strukturë optimale dhe procese e teknika innovative;

-Zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ndërtimi i shtetit civil me kohezion etnik dhe social, në bazë të parimeve të tolerancës dhe respektit të ndërsjelltë. /KlanMacedonia/

You may also like