Miratohet në komision Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere këtë të premte miratoi Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2023. Kjo mundëson pagat në sektorin publik, në bazë të vlerës së koeficientit 105 euro.

Shifër kjo e pastër por që rritet për ata që kanë përvojë pune, njofton Shqip.

“Ta zëmë nëse dikush ka përvojë pune 0 vite, e ka vetëm koeficientin e pastër bazë 105. Por, nëse dikush do të kishte 10 vjet përvojë pune, shtesa e përvojës së punës është 2.5 përqind ose nëse shumëzohet me koeficient do të dilte 107.6 koeficienti”, ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati,.

Muratit i reagoi, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, sipas të cilit vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik duhet të jetë 130 euro.

“Administratës së Kuvendit i keni zvogëluar pagat rreth 40 përqind. Nuk e di a keni këtu inat politik brenda partisë që me goditë sektorin ku punon një udhëheqës i juaj siç është Glauku si kryetar i Kuvendit, apo e keni bërë vetëm për t’iu hakmarrë administratës, e kjo është tallje për mendimin tim”.

Derisa për punëtorët e sektorit privat, ngriti shqetësim Visar Korenica i Vetëvendosjes.

“Shqetësimi im kryesor është sektori privat. Me këtë po krijohet një hendek jashtëzakonisht i madh dhe nuk po krijojmë konkurueshmëri në treg”.

Murati përsëriti se mesatarja e pagës në sektorin publik gjatë këtij vitit është 730 euro.

You may also like