Miratohet buxheti për vitin 2022 – opozita e kundërshton, Murati e vlerëson të balancuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni
për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash ka miratuar Projektligjin mbi
Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, raporton
Ekonomia Online.

Ministri
i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka raportuar në Komisioni për këtë çështje,
duke sqaruar për planet dhe projekte e Qeverisë.

“Ky
projektligj pareshe mbi 2 miliardë euro si shpenzime kurse të hyra janë mbi 2
miliardë. Kemi një ngadalësim lidhur më deficitin. Risi në këtë projektligj
parashihen përveç rritjes në disa dikastere ka edhe vazhdimin e ringjalljes
ekonomike. Risi tjetër është edhe përfshirja e pagesës së TVSh-së në projekte”.

Deputeti
i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se në buxhet ka shumë lëshime, duke filluar nga
numri i ministrive e agjencioneve.

“Ky
projektligj le shumë për të dëshiruar. Ne këtë projektligj ka disa lëshime
teknike. Qysh me i besuar unë që edhe tabelat e tjera janë barazua. Qeveria
thotë se ka ma pak ministri, por ju në tabela keni figurua edhe ministrit që
s’janë funksionale. Pastaj keni shti organizata që s’janë funksionale”, tha
Lushtaku.

Sipas
ministrit Murati për dallim nga vitet e kaluara ky buxhet është i balancuar.

“Ketë
vit kemi buxhet të balancuara për dallim të viteve paraprake dhe çështjet tjera
janë çështje teknike”.

Lushtaku
më tej tha se është rritur borxhi publik, është ulur buxheti për ministrinë
Shëndetësisë dhe është rritur ai për ministrinë e Infrastrukturës.

“Shihet
qartë që ka rritje prej se jeni ju në Qeveri. Ku keni zvogëluar buxhetin për
shëndetësi dhe keni rritur buxhetin për Ministrinë Infrastrukturës”.

Murati
fajin për rritjen e buxhetit në Infrastrukturë ja ka lenë Qeverisë së kaluar.

“Neve
na i keni lenë borxhe ju në Infrastrukturë dhe ne se kemi rrit buxhetin por po
i shlyejmë borxhet e juaja”.

Edhe
deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka ngritur shumë pikëpyetje për mënyrën se si janë
ndarë buxhetet për dikasteret ministrore.

“A
s’keni menduar fare se duket të impelmentohet ligji i pagave. Pastaj keni
shkurtime buxhetore për ministri të”.

You may also like