Miqësorja ndaj Shqipërisë, ndryshime në listën e Italisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria luan një miqësore luksi ndaj Italisë më datë 16 nëntor teksa kuqezinjtë presin në stadiumin Air Albania, Kampionët e Europës.

Duke qenë se axurrët nuk janë të impenjuar për Botërorin e Katarit, trajneri Roberto Mancini nuk i ka kursyer disa prej yjeve të tij edhe pse qëllimi është t’i japë hapësirë të rinjve që janë afruar së fundmi në kombëtare.

Ndërkohë, lista e kombëtares italiane ka pësuar ndryshime teksa grupit i është bashkuar sulmuesi i Sassuolos, Andrea Pinamonti. Nga ana tjetër, tre futbollistë kanë lënë grumbullimin në kampin axurr. Bëhet fjalë për Davide Fratessi, Gianluca Scamaça si dhe Bryan Cristante.

Ky i fundit do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në dorën e majtë pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e Romës ndaj Napolit. Mesfushori e kishte shtyrë ndërhyrjen, mirëpo testet e fundit treguan se operacioni duhej të kryhej sa më shpejt, ndaj Cristante e ka të pamundur të zbresë në Air Albania me fanellën e Italisë.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like