Miqësia e sinqertë SHBA-RMV me rëndësi të veçantë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski priti sot në një takim Dereck Chollet, Këshilltar i Sekretarit Shtetëror të SHBA’së, Anthony Blinken.

Në takim, siç thonë nga qeveria, u theksua mbështetja e madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përparimin e mëtutjeshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Është vlerësuar se miqësia tradicionale, e sinqertë dhe shumëvjeçare me SHBA-në ka rëndësi të madhe në zhvillimin e proceseve demokratike, reformuese dhe integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është konstatuar se partneriteti strategjik i Maqedonisë së Veriut me SHBA-në është një mbështetje e fortë për të gjitha proceset e rëndësishme për të ardhmen demokratike të vendit dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, thuhet në kumtesë./KlanMacedonia

You may also like