Minxhozi dënon sulmet ndaj policëve në veri: Bashkëpunimi me ndërkombëtarët i domosdoshëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, në një intervistë për Ekonomia Online ka dënuar sulmet ndaj policëve në veri duke i cilësuar si jo të mira për stabilitetin e rajonit.

Minxhozi shtoi se duhet të ketë një harmonizim
të veprimeve edhe me faktorin ndërkombëtar, por dhe bashkëpunim brenda
institucioneve të vendit.

“Sa i përket situatës në veri ne e
shikojmë me shumë shqetësim çfarë ka ndodhur, incidentet duhet të evitohen
patjetër sepse nuk janë në të mirë të stabilitetit të rajonit. Duhet të kemi
parasysh që maturia është shumë e rëndësishme në këto momente, por edhe një
bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare që janë këtu në Kosovë është një
domosdoshmëri”. 

“Duhet patjetër të ketë një harmonizim të
veprimeve edhe me faktorin ndërkombëtar që është këtu. Sulmet e ditëve më parë
janë të dënueshme, por mendojë që me një bashkëpunim të ndërsjellët sidomos
këtu brenda për brenda institucioneve të Kosovës duhet të shmanget çdo
tentativë për destabilizim, për të prishur rregullin e qetësinë e Kosovës, dhe
për këtë unë mendojë që në të ardhmen ky bashkëpunim duhet të rritet më tepër
dhe të jetë sa më tepër efektive puna që incidente të tilla mos të
ndodhin”.

Ndërsa lidhur më bashkëpunimin Kosovë- Shqipëri
në aspektin e sigurisë ambasadori tha se shteti shqiptar duke qenë vend anëtar
i NATO-së i ka ofruar eksperiencë të jashtëzakonshme Kosovës në aspektin
ushtarak, raporton EO.

“Midis dy vendeve ka një bashkëpunim të përditësuar të ndjeshëm si në aspektin policor dhe ushtarak. Shqipëria duke qenë vend anëtar i NATO-së ka ofruar institucioneve ushtarake të Kosovës një ndihmë të pakursyer, eksperiencën e sajë. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vij në rritje”.

You may also like