Minjtë bëjnë “dasmë” në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”

by admin
Spread the love

Papastërtia e madhe në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka bërë që edhe minjtë e macet të jenë “mysafir” të paftuar në të.

Derisa po qëndronin në oborr Iliri, Donaldi, Einxhel, Dj Dagz, dhe Tan Brama, banorët diskutojnë se kanë parë minj në oborr, por që ky diskutim u ndalua menjëherë nga dhoma e rrëfimit, të cilët thanë “keni kujdes mikrofonat”.

Mirëpo, pas kësaj i menjëhershëm qe zarfi i ri në Big Brother VIP, ku banorët ishin të detyruar të pastronin çdo gjë në shtëpi, dhe në rast të kundërt do të penalizoheshin përmes një zarfi të zi, të dytë.

Por, pas leximit të zarfit, në oborr derisa po ndodheshin, Iliri, Arjola dhe Beniada, balerini shqiptar e përmend sërish se në oborr kishin parë minj.

Madje zarfi që erdhi solli debate të ashpëra mes banorëve, ku u përfshinë, Einxhel Shkira, Iliri, Donaldi dhe Monika.


You may also like