Ministrja e Ramës Edona Bilali shtatzënë për herë të parë, kolegët konfirmojnë lajmin e bukur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja e kabinetit Rama, Edona Bilali, është në pritje të ëmbël, ku kolegët dhe miqtë e afërt të saj, kanë konfirmuar se Bilali është në pritje të fëmijës së parë.

33-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, kanë vendosur ta mbajnë privat lajmin, por “Panorama” thotë se të afërmit e kanë marrë tashmë lajmin e bukur dhe kanë nisur ta urojnë çiftin.

Edhe vetë Edona Bilali, ka vendosur ta mbajë të fshehtë dhe për disa kohë këtë lajm.

Ajo është shfaqur në punimet e Kuvendit me fustane të gjerë, për të mbuluar sadopak barkun e rrumbullakosur.

Aktualisht Ministrja është në mesin e shtatzënisë dhe me siguri e ka marrë vesh dhe gjininë e bebit, por ne duhet të presim dhe pak për këtë.

Edona Bilali është ndër Ministret më të reja në Qeverinë Rama 3.

Ajo u fut në politikë si drejtuese e PS në Shkodër, për zgjedhjet e 25 Prillit, dhe më pas kur socialistët siguruan dhe mandatin e tretë, Edi Rama i besoi Bilalit një post në kabinetin e tij.

You may also like