Ministrja e Ramës Edona Bilali, revoltohet keq me shkodranin, e gjuan me plehrat që i hodhi nga dritarja

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, Ministrja e qeverisë Rama 3 Edona Bilali, i është bashkuar aksionit për një Shqipëri të Pastër. Por, siҫ shihet edhe në pamje që ajo i ka postuar në rrjete sociale, Bilali është përballur me një të papritur, ku qytetarët kanë hedhur mbeturinat poshtë dritares, duke e detyruar Ministren t’i pastrojë ato.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh sensibilizues, për qytetarët që e ndotin ambientin, duke i hedhur plehrat vend e pa vend.

Në video Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali duket teksa pastron poshtë pallatit, kur një djalë hedh qesen me plehra.

Ajo e merr dhe ia kthen pas duke thënë: “edhe Shkodra asht shpia jote, mos i hidh plehnat nga dritarja”, shprehet ajo.

You may also like