Ministrja e Jashtme e Shqipërisë shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës së Britanisë

by admin
Spread the love

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elizabeth.

Ministrja shprehet se Mbretëresha Elizabeth ishte gjithashtu një simbol respekti dhe admirimi për pjesën tjetër të botës.

“Dhimbje e madhe lajmi për ndarjen nga jeta mbretëreshës Elisabet II.

Gjatë mbretërimit të saj 70 vjeçar, ajo i dhuroi udhëzim, motivim, vizion dhe stabilitet Mbretërisë së Bashkuar dhe popullit të saj.

Mbretëresha Elizabeth ishte gjithashtu një simbol respekti dhe admirimi për pjesën tjetër të botës.

Ngushëllimet tona më të ndjera familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar në këtë ditë të trishtë”, shkruan Xhaçka.

You may also like