Ministrja e Austrisë: Jepini sinjal të qartë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për integrimin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministrja e Austrisë për Europën Karoline Edtstadler, ka folur për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ajo i bën thirrje BE-së përkatësisht Francës e cila merr presidencën e Unionit në 1 janar që të kthejë vëmendjen te Ballkani Perëndimor, duke shtuar se tashmë është koha që Bashkimi Europian t’i japë një përgjigje të qartë këtyre dy shteteve për rrugën drejt integrimit.

“Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë në prag të nisjes së tyre. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal të qartë’, thekson ministrja.

Mediat austriake gjithashtu shkruajnë se Edtstadler, ka deklaruar se me qeverisjen e kancelarit Karl Nehammer tashmë Austria do të kenë në qendër të vëmendjes politikën e emigracionin dhe zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Ministrja e Austrisë më tej thekson se Franca mund ta ketë të vështirë të përfaqësojë të gjithë interesat e Europës, por shton se një prioritetet kyç të asaj duhet të jetë edhe politika e zgjerimit të BE-së, ku Ballkani Perëndimor duhet të ketë një vend të rëndësishëm.


You may also like